Atentat ndaj dy shqiptarëve në Pisa të Italisë

Kronikë e zezë

Atentat ndaj dy shqiptarëve në Pisa të Italisë

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 23:32
Ilustrim

Një atentat me armë zjarri kundër dy shtetasve shqiptarë ka ndodhur në komunën San Miniato  në provincën e Pisas në Itali. Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Ngjarja është verifikuar në mesditën e së shtunës, 30 shtator në qendër të qytezës duke shkaktuar panik tek banorët.

Makina me të cilën udhëtonin dy shtetasit shqiptarë është bllokuar nga dy automjete të tjera, të cilët kanë hapur zjarr kundër tyre.

Policia italiane e lajmëruar nga banorët ka mbërritur në vendngjarje por nuk ka mundur të ndalojë asnjërin prej tyre. Forcat e rendit kanë mundur të sekuestrojnë automjetin e goditur nga plumbat.

Pak orë më vonë nga ngjarja, në spitalin e zonës një shtetas shqiptar i plagosur me armë zjarri ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas autoriteteve italiane, është një nga protagonistët e këtij atentati.

Policia italiane ka hapur një proces hetimor duke marrë në pyetje shqiptarin e  plagosur.

Sipas dëshmitarëve kjo ngjarje mund të jetë një larje hesapesh mes bandash

Në orët në vazhdim pritet një informacion më shumë nga autoritetet italiane në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat