Tragjike në Orikum, familjarët gjejnë në shtëpi të vetëvarur 51-vjeçarin

Kronikë e zezë

Tragjike në Orikum, familjarët gjejnë në shtëpi të vetëvarur 51-vjeçarin

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 09:27
ilustrim

Një ngjarje e trishtë raportohet nga Orikumi i Vlorës. Një ditë më parë, Policia është njoftuar nga një telefonatë, se në një banesë në Orikum është gjendur nga familjarët i vetvarur me një litar në një nga ambientet e banesës shtetasi me inicialet A.M., 51 vjeç.

Nga verifikimi paraprak shtetasi i vetvarur nuk ka pasur dëmtime të tjera ose shënja dhune në trup.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat