Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje

Nga: Bota sot Më: 28 shtator 2017 Në ora: 11:33
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar dje në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren për armëmabjtje pa leje.

Sipas raportit policor, njësiti policior në një pikë kontrolli ka ndaluar  automjetin ËV, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar.

Gjatë kontrollit të bërë tek i dyshuari –vozitësi është gjetur një armë dhe pesë fishekë ndërsa tek i dyshuari tjetër mashkull K-|Shqiptar pasagjer është gjetur edhe një armë dhe 19 fishekë të së njëjtës armë. Armët dhe fishekët janë konfiskuar.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat