Policia kap mat zyrtarin e lartë në Tiranë

Kronikë e zezë

Policia kap mat zyrtarin e lartë në Tiranë

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 17:06
Policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një zyrtar të lartë në Tiranë pasi e ka gjetur atë në shkelje të hapur ligjore.

Fjala është për shtetasin me inicialet V.M, 46 vjeçar dhe administrator i një njësie administrative në kryeqytet.

56 vjeçari është ndaluar nga policia gjatë një kontrolli rutinë teksa ishte pasagjer në makinën e një miku të tij, shtetasit me inicialet N.O, 56 vjeçar.

Policia ka gjetur në makinë vulën e njësisë administrative, një akt ky kundraligjor. Madje policia dyshon se vula shtetërore është përdorur për të vulosur vërtetime të falsifikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat