Plagoset një 27 vjeçar në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Plagoset një 27 vjeçar në Mitrovicë

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 13:14
ilustrim

Dje në Mitrovicë pas një zënke në mes të disa personave ka mbetur i plagosur një person, 27 vjeçar.

Sipas Policisë në këtë rast është plagosur R. Xh., plagosja e të cilit dyshohet se është kryer nga arma e zjarrit, ku viktima është trajtuar në spitalin rajonal në Mitrovicë, e më pas është dërguar në QKUK.

Në vendin e ngjarjes janë arrestuar tre persona të  dyshuar S. D. 26 vjeçar, A. D. 30 vjeçar dhe A. D. 25 vjeçar, ndërsa në cilësi të provave materiale është konfiskuar një pushkë automatike si dhe 32 gëzhoja.

Pas procedurave intervistuese tre të  dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit të rastit janë  duke zhvilluar  hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat