Një i vdekur dhe një i plagosur në Budrikë të Vitisë

Kronikë e zezë

Një i vdekur dhe një i plagosur në Budrikë të Vitisë

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 11:03
ilustrim

Mbrëmë në orët e vona të natës rreth orës 22 ,oo në fshatin Budrikë të Eperme të Vitisë kja ndodhurj një ngjarje rëndë tragjike  që sipas policisë  karakterizohet si  në rrethana të dyshimta, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur ka njoftuar Policia e Kosovës. Ky rast me elemente të vdekjes së dyshimtë, ka nisur të hetohet nga Policia e Kosovës në Gjilan.

Rastin  për gazetën toë, e ka konfirmuar  edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit,toger  Ismet Hashani. “Dyshohet për një vdekje e dyshimtë si pasojë e përdorimit të armës aksidentalisht në një lokal atje, dhe ku një person tjetër ka mbetur i plagosur” ka thënë  togeri Hashani.

Sipas tij, i plagosuri mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Kurse trupi i pajetë i viktimës  mësohet të jetë një i ri 24 vjeqar nga fshati Remnik  i Vitisë  me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Njësitë përkatëse policore janë duke kryer hetimet për zbardhjen e ngjarjes./Aziz Zuka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat