Një krim makabër ka ndodhur sot në Pogradec ku një Bashkim Mekolli vrau në mënyrë makabre gruan e tij Demirkë Mekollin me të cilën kishte edhe një djali 16-vjeç.
Çifti ishte strehuar tek vjehrri, babai i autorit, për shkak të varfërisë së madhe.
Vëtem pak pas krimit të rëndë, autori është vënë në pranga nga policia dhe është dërguar në rajonin e Korçës.
I arrestuari mësohet se vuan nga depresioni dhe nuk ka mundur të shpjegohet për krimin përpara policëve.
Pas vrasjes makabre të gruas, 49-vjeçari me thikë në dorë i ka thënë babait të tij që varrimi të bëhej në Lushnjë.
“Kur e gjeta me thikë në dorë, vinte vërdallë e më thoshte që varrimi të bëhet në Lushnjë, se atje ka prindërit.
Nuk e di si ndodhi, nusen e kisha shumë të mirë, të urtë e punëtore”, ka thënë babai i autorit.
Kur e ka parë babai nusen e shtrirë dhe e ka pyetur çfarë ka bërë, ai ka thënë vetëm që “ceremonia mortore të kryhet në Lushnjë”, ku ka prindërit viktima.