Makina të blinduara dhe luksoze, drogë dhe kazino, ja çfarë u bllokua gjatë natës në Tiranë

Kronikë e zezë

Makina të blinduara dhe luksoze, drogë dhe kazino, ja çfarë u bllokua gjatë natës në Tiranë

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 15:25
Ilustrim

Kontrollet nëpër kryeqytet kanë vazhduar edhe gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme. Policia ka bërë të ditur se ka bllokuar 8 maikina luksoze, ku njëra prej tyre është e blinduar.

Gjatë kontrolleve janë gjetur edhe 2 lokale kazino ku ushtrohej aktivitet i kundëraligjshëm i lojërave të fatit, e në njërin prej tyre bëhej edhe shitblerje të lëndës narkotike kokainë.

Arrestohet pronari i lokal kazinos ku ushtrohej aktivitetit i kundraligjshëm i lojërave të fatit dhe shitblerjes të lëndës narkotike kokainë dhe procedohet në gjëndje të lirë pronari i lokalit tjetër.

Sekuestrohen 3 tavolina pokeri, 3 doza kokaine, fisha dhe enë për përdorimin e lëndës narkotike.

Në pranga është vënë Kristaq Sinaj, 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Armbajtje pa leje".

Ky person përdorte lokalin e tij kazino për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit dhe shitjes të lëndës narkotike të llojit kokainë. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokal kazinon (në pronësi të këtij shtetasi), në rrugën "Mikel Maruli" është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave, 3 doza të dyshuara të lëndës narkotike të llojit kokainë të cilat rezultuan të peshës 1.4 gramë, 3 tavolina pokeri, 30 fisha për organizim lojërash fati dhe enë me mbetje lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Gjithashtu procedohet në gjendje të lirë 23-vjeçari me inicialet S.R., banues në Tiranë, pasi në lokalin e tij në rrugën "Mikel Maruli", ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara janë bllokuar 7 mjete luksoze dhe 1 mjet i blinduar, të dyshuara të blera nga të ardhura të përfituara nga aktiviteti kriminal. Dosja me materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, në ngarkim të Kristaq Sina, për veprat penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge", "Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike", "Organizim i pa lejuar i lojërave të fatit" dhe "Vënia në dispozicion të lokaleva për lojëra të palejuara".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat