Tentojnë të vjedhin një banesë në Dropull, arrestohen tre algjerianë

Kronikë e zezë

Tentojnë të vjedhin një banesë në Dropull, arrestohen tre algjerianë

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 10:57
Ilustrim

Tre të rinj algjerianë janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës.

Policia thotë se gjatë ditës së djeshme ka vënë në pranga shtetasit K.A, 18 vjeç, N.B, 27 vjeç dhe S.Sh, 24 vjeç banues në Algjeri pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit J.R, banues në fshatin Terihat, Bashkia Dropull.

Materialet në ngarkim të këtyre shetasve i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat