Aksident në Selanik, dy shqiptarë viktima

Kronikë e zezë

Aksident në Selanik, dy shqiptarë viktima

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 17:53
Ilustrim

Dy shqiptarë besohet se janë mes viktimave të një aksidenti të rëndë në Selanik të Greqisë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit përpara semaforit të bashkisë së qytetit, kur një makinë që drejtohej nga një shtetas i huaj u ka prerë rrugën dy motorëve që ecnin me shpejtësi të madhe në krahun e majtë.

Megjithëse policia e qytetit nuk konfirmon ende kombësinë dhe identitetin e tyre, burime për tch pohojnë se bëhet fjalë për babë e bir, të moshës 51 dhe 28 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat