Konfiskohet marihuana në Prishtinë

Kronikë e zezë

Konfiskohet marihuana në Prishtinë

Nga: Bota sot Më: 13 shtator 2017 Në ora: 11:20
Ilustrim

Një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, është konfiskuar dje nga policia e Kosovës në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Njësiti policor ka ndaluar në orët e hershme të mëngjesit veturën në të cilën drejtonte i dyshuari mashkull dhe ka konfiskuar substancën.

I dyshuari është arrestuar dhe  me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat