Bulqizë - Plagos në kokë bashkëfshatarin, pranga 37-vjeçarit

Kronikë e zezë

Bulqizë - Plagos në kokë bashkëfshatarin, pranga 37-vjeçarit

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 09:50
ilustrim

Një 37-vjeçar nga Bulqiza është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka plagosur me sende të forta shtetasin L.Xh 49 vjeç nga fshati Gjoricë.

“Në pranga u vu shtetasi Ulvi Cami, 37 vjeç pasi me datë 10.09.2017, rreth orës 17.30, në fshatin Gjoricë, Bulqizë, për motive të dobëta shtetasi i lartëpërmendur ka goditur me mjete të forta në kokë shtetasin L.Xh, 49 vjeç, banues në Gjoricë”, sqaron policia.

I dëmtuari ndodhet në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat