Aksidentohet një autobus me turistë në Shqipëri

Kronikë e zezë

Aksidentohet një autobus me turistë në Shqipëri

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 19:28
ilustrim

Pasditen e sotme në aksin Fushëkrujë-Thumanë ka ndodhur një aksident ku është përfshirë një autobus me targa të Malit të Zi dhe një mjet tip fuoristradë me targa shqiptare dhe për pasojë janë plagosur lehtë tre persona.

Sipas burimeve të Report Tv, autobusi ka qenë me turistë malazezë dhe shkaku i aksidentit dyshohet të jetë ndërprerja e rrugës që i është bërë nga ana e fuoristradës.

Policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërkohë dyshimet e para bien mbi fuoristradën, e cila ka prerë rrugën keq autubusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat