“Dashuria nuk vdes”/ 24-vjeçarja humb jetën tragjikisht, iu ngjit të dashurit nga pas por ai e tërhoqi zvarrë

Kronikë e zezë

“Dashuria nuk vdes”/ 24-vjeçarja humb jetën tragjikisht, iu ngjit të dashurit nga pas por ai e tërhoqi zvarrë

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 20:19
Alessandra Madonna

Një 24-vjeçare nga Italia ka vdekur në mënyrën më tragjike të mundshme, pas ndarjes nga i dashuri i saj.

Alessandra Madonna nga Melito e Napolit, vdiq sot në mëngjes në spital pasi ishte transferuar pas çmendurisë që bëri.

Vetëm një ditë më parë, pasi kishte debatuar me të dashurin, kur ky i fundit kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes dhe të largohej nga shtëpia, 24-vjeçarja i ishte ngjitur nga pas dhe teksa kishte hipur në makinë, ajo i është varur në derën e saj.

Kjo ka bërë që ai ta tërheqë zvarrë për disa metra tutje, duke e lënë të lënduar rëndë 24-vjeçaren.

“Dashuria nuk vdes”, shkruan një person në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen tragjike që i mori jetën Alessandrës.

Vetëm pak ditë më parë ajo kishte mbushur 24-vjeç dhe  udhëtimi i fundit i saj ishte në Kubë, ku sipas miqve ishte kënaqur shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat