Vuante nga depresioni, gruaja hidhet në bunar por shpëton mrekullisht

Kronikë e zezë

Vuante nga depresioni, gruaja hidhet në bunar por shpëton mrekullisht

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 17:16
ilustrim

Një person ka tentuar që t’i japë fund jetës duke u hedhur në pusin e shtëpisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në fshatin Gril të Malësisë së Madhe.

Në oborrin e shtëpisë, 65-vjeçarja D.P., lindur në Serbi dhe banuese në Gril, në kushte depresioni pasi vuan e trajtohet për ç’rregullime psikike, ka tentuar që të vetëvritet.

Njoftimi i policise

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe Më datë 07.09.2017, në fshatin Gril, në oborrin e shtëpisë, shtetasja D.P, vjeç 65 lindur në Serbi dhe banuese në Gril, në kushte depresioni pasi vuan e trajtohet për ç’rregullime psikike, ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur në pusin e ujit, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat