Sherr me thika, plagoset adoleshenti

Kronikë e zezë

Sherr me thika, plagoset adoleshenti

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Një adoleshent ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, pasi është qëlluar me thikë, nga një bashkëmoshatar. Policia lokale bëri të ditur se ka mundur të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin e dyshuar.

16-vjeçari me inicialet I. K., nga Elbasani është shpallur në kërkim nga policia pasi në Lagjen “Visarion Xhuvani” në ambientet e jashtme të një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar dy herë me thikë 15-vjeçarin me inicialet S. P., banues në Elbasan.

Adoleshenti ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për akuzat e ‘vrasja me dashje e mbetur në tentativë’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat