Plagosi me mjetë prerëse 42 vjeçarin, në pranga Azgan Cengu, në banesë i gjejnë edhe...

Kronikë e zezë

Plagosi me mjetë prerëse 42 vjeçarin, në pranga Azgan Cengu, në banesë i gjejnë edhe...

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 09:44
ilustrim

Shtetasi Azgan Cengu u arrestua nga policia e Tiranës nën akuzën e plagosjes së një 42 vjeçari.

Gjatë kontrollit të ushtruar fizik dhe në banesë i gjenden dhe lëndë narkotike.

Policia e Tiranës bën me dije se arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi mbrapa Pallatit të Kulturës ka goditur me mjete prerëse për motive të dobëta shtetasin B.H., 42 vjeç.

“Sekuestrohet në total në cilësinë e provës materiale 295.35 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, prej të cilës 13.25 gramë iu gjet gjatë kontrollit fizik të ushtruar dhe 282.10 gramë gjatë kontrollit të ushtruar në banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike", parashikuar nga nenet 89 dhe 283/1 të Kodit Penal”, bëjnë me dije forcat blu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat