Një aksident ka ndodhur dje në fshatin Slivovë të Ferizajit, si pasojë e së cilit lëndime ka pësuar shoferi.
Personi i lënduar ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka humb kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur.
Shoferi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.