Plagosja në Shkodër, shpallet në kërkim autori

Kronikë e zezë

Plagosja në Shkodër, shpallet në kërkim autori

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 11:16
Shkodër

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Shkodër.

Si pasojë e një sherri në një lokal nate, mbeti i plagosur 21-vjeçari Edmir Nilaj.

Ndërsa mësohet se autori i ngjarjes është roja i lokalit, i identifikuar si Admir Dekovi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Lidhur me këtë ngjarje, blutë e Shkodrës kanë shoqëruar 7 persona, të cilët mund të kenë dijen në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat