Detaje të reja mbi vrasjen, sekuestrohet celulari i gjyqtares

Kronikë e zezë

Detaje të reja mbi vrasjen, sekuestrohet celulari i gjyqtares

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 18:31
Fildez Hafizi

Gazetarja Klodiana Lala në News24 ka rrëfyer detaje të tjera nga ngjarja e rëndë, ku Gjyqtarja e Shkodrës, Fildez Hafizi nëna e dy fëmijëve u vra me një plumb në kokë nga ish-burri i saj.

Prokurorët kanë sekuestruar dje celularin e gjykatëses me qëllim për të marrë të gjithë faktet, nëse ka patur apo jo kontakte me ish-bashkëshortin e saj, apo nëse ai e ka kërcënuar së fundmi.

Referuar dëshmive të personave të pranishëm në vendngjarje, por edhe hetimeve paraprake të policisë, Fadil Kasemi e ka pritur për një kohë shumë të gjatë ish-bashkëshorten e tij ditën e djeshme, e cila ka qëndruar më shumë se një orë në sallonin e bukurisë para të cilit e vrau.

Sapo ka dalë nga salloni, gruaja ka parë ish-burrin e saj, dhe duke parandjerë rrezikun, ka nxituar të hipë në makinë. Por Fadil Kasemi i është afruar me shpejtësi.

Mësohet se fillimisht ai i ka folur dhe ka tentuar të hipë në makinë, por pasi nuk ka mundur, e ka qëlluar atë me një plumb në kokë, nga xhami i pasagjerit.

Pas kësaj, ai ka tentuar të largohet, por është kapur nga forcat e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat