U vra sot në mes Tiranës, thirrja e dëshpëruar e gjyqtares: Mos mi lër fëmijët jetim

Kronikë e zezë

U vra sot në mes Tiranës, thirrja e dëshpëruar e gjyqtares: Mos mi lër fëmijët jetim

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 16:16
Fildes Hafizi

Ditën e sotme në Tiranë një krim brenda familjes ka tronditur opinionin publik.

Një burrë ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij në makinë e saj.

Viktima Fildes Hafizi me profesion gjyqtare është qëlluar me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasami, me të cilin kishte edhe dy fëmijë.

Ngjarja e sotme ishte vazhdimi i disa viteve vuajtje, dhune e kërcënime me armë, pasi gjyqtarja në vitin 2015 mori urdhër mbrojtje nga gjykata për shkak të dhunës sistemike që bashkëshorti ushtronte mbi të..

Dy vite më parë çështja e tyre u bë publike pasi 53-vjeçari dhunoi fizikisht me grushte gjyqtaren në sy të fëmijëve dhe tentoi të nxirrte armën dhe ta vriste.

Në përleshje ka ndërhyrë dhe djali i cili sipas dëshmitarëve i ka thirrur të atit “mos e vrit” ndërkohë duke dyshuar se ai donte te nxirrte armën, gruaja i është drejtuar: “ të lutem mos e bëj, mos i lë fëmijët jetim..”.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak minuta më parë në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ndërkohë është vënë në pranga 53-vjeçari”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat