Një djalë 29 vjeç është kapur me drogë në pikën kufitare të Miriqanit me 19 kilogramë kanabis sativa.
Në pranga është vendosur Zeqir Rrapi, banues në Vlorë. Kanabisi është gjetur në sediljen e pasme të automjetit të drejtuar nga Rrapi. Droga u kap në mjetin “Renault”, në sediljen e pasme me targat AA 419 RX. Nga të dhënat paraprake, Rrapi besohet se kishte destinacion final shtetin e Italisë.