Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mesditën e së martës tek rreth-rrotullimi i Rrogozhinës.
Sipas njoftimit të policisë dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin ku mjeti me rimorkio me drejtues 35- vjeçarin me inicialet G.S, ka përplasur mjetin tip “Fiat Punto”, me drejtues M.Zh 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 25 vjeçari.
Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.