Kamioni përplaset me ‘Fiat-in’, dëshmitari: Trupi i shoferit fluturoi 300 m larg

Kronikë e zezë

Kamioni përplaset me ‘Fiat-in’, dëshmitari: Trupi i shoferit fluturoi 300 m larg

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 12:53
ilustrim

Një tjetër aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë. Një makinë tip “Fiat” ngjyrë e bardhë me targa AA 289 IC është përplasur me një kamion dhe si pasojë është ndarë më dysh.

Sipas burimeve nga vendngjarje, kamioni ishte në korsinë e tij kur drejtuesi i “Fiat-it” hyri në korsinë tjetër dhe automjetet u përplasën në mënyrë fatale. Sipas dëshmitarëve për JOQ.al, trupi i shoferit ka përfunduar 300 metra larg makinës në arat e zonës.

Deshmia:

Aksident ne rugen e peqin rogozhin u be 30 min as polic as amunlanc asgje rroft shteti. Ky mé fiat hyri ne korsin e kamionit.

Vetem kur pash tym, po u be mé shum se 30 m. Edhe trupi shoferit ka fluturuar nga pemet po as ambulanc asnje gje, gjynah ku jetojm. Jo vlla kishe fluturuar nga makina ne ara mé pem rreth 300 metra nga makina po cfare moshe kishe se di.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat