Asgjësohen në Lezhë 100 bimë narkotike

Kronikë e zezë

Asgjësohen në Lezhë 100 bimë narkotike

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 12:45
ilustrim

Agjentët e komisariatit të Kurbinit kanë finalizuar në orët e fundit operacionin anti-drogë të koduar “Laguna”.

Burime nga Drejtoria e Policisë së Lezhës bëjnë me dije se, në kuadër të aksionit janë asgjësuar 100 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.  

Sipas burimeve, asgjësimi është bërë me anë të djegies, ndërkohë që për kultivimin e tyre janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat