Përplasje me armë në Sarandë, identifikohen të plagosurit (EMRAT)

Kronikë e zezë

Përplasje me armë në Sarandë, identifikohen të plagosurit (EMRAT)

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 09:27
Ilustrim

Qyteti i Sarandës është tronditur në orët e para të ditës së sotme, pasi nga disa të shtëna me armë kanë mbetur të plagosur me armë tre persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bulevard, pranë hotel “Butrintit”, duke alarmuar pushuesit dhe banorët e qytetit.

Nga të dhënat e para mësohet se dy prej të plagosurve janë nisur në drejtim të Tiranës, pasi ndodhen në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë Anton Shyti, 37 vjeç, Besi Xhafaj, 26 vjeç, ndërsa njëri prej tyre bëhet e ditur se pronar i një lokali.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa forca të shumë policia ndodhen në vendin ku ka ndodhur përplasje me armë dhe ka nisur hetimet për kapjen e autorëve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat