Përplaset nga traktori, ndërron jetë 76-vjeçari

Kronikë e zezë

Përplaset nga traktori, ndërron jetë 76-vjeçari

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 08:20
ilustrim

Një 76-vjeçar ka ndërruar jetë në Lushnje pasi u përplas nga një traktori, teksa po udhëtonte me motoçikletë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngurrëz e Madhe.

Pas aksidentit 76-vjeçari është nisur menjëherë për në spital, por ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e aksidentit, drejtuesi i traktorit, B.Ç, 57-vjeç është shoqëruar nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat