Nuk pagoi djemtë e shërbimit kabllor, dy kushërinjtë masakrojnë me thikë buke korçarin

Kronikë e zezë

Nuk pagoi djemtë e shërbimit kabllor, dy kushërinjtë masakrojnë me thikë buke korçarin

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 13:55
ilustrim

Policia e Korçës ka parandaluar një konflikt me thikë që mund të kishte përfunduar me vrasje.

Nga ndërhyrja në kohë u bë e mundur që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke vënë në pranga në flagrancë dy kushërinjtë, Erjon Hoxhaj, 26 vjeç dhe Igli Hoxha, 19 vjeç, të dy banues në fshatin Zvirinë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zvirinë, ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit me një thikë (buke) shtetasin B.H, 37 vjeç, banues në fshatin Pirg.

“Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve : Erjon Hoxhaj, 26 vjeç dhe Igli Hoxha, 19 vjeç, (kushërinj) të dy banues në fshatin Zvirinë”, bën të ditur policia.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. I gjithë debati mes dy autorëve dhe 37-vjeçarit, i cili mbeti i plagosur, ka qenë një tarifë që ky i fundit duhet të paguante për shërbimin e televizioneve kabllore. Dy të rinjtë, punonjës në një kompani për ofrimin e një shërbimi të tillë, pasi i kanë kërkuar llogari për moskryerjen e pagesës, e kanë sulmuar klientin me thikë për shkak të borxhit të pashlyer. Ndërkohë, pritet marrja në pyetje e të plagosurit për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë. Ndaj dy të arrestuarve do të rëndojë vepra penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Materialetnë ngarkim të të dy të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë së Korçës./Panorama/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat