Itali - Shqiptari habitet kur policia e gjen duke grabitur, plagos dy karabinierë

Kronikë e zezë

Itali - Shqiptari habitet kur policia e gjen duke grabitur, plagos dy karabinierë

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 08:12
itali

Një 36 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi në bashkëpunim me një tjetër person ka grabitur një apartament në rrugën “Carlo Linneo” në Parioli pranë Romës.

Ishin banorët e zonës ata që lajmëruan policinë dhe i habitur nga ardhja e karabinierëve, shqiptari ka reaguar me dhunë ndaj tyre.

Të paktën dy banesa ishin grabitur në zonë duke marrë sende ari dhe argjendi. Policia gjeti dy çanta të mëdha me sendet e grabitura nga të dyja banesat.

Ata ishin në gjendje për të shqyer derën kryesore, por për fat të mirë banorët kanë dëgjuar zhurmat dhe kanë dhënë alarmin.

Policia ka konstatuar edhe një makinë e përdorur nga hajdutët për të arritur në destinacion, çelësat e së cilës u gjetën në xhepin e të arrestuarit.

Makina ishte vjedhur në Romë më 15 korrik.

Gjatë operacionit të arrestimit, dy karabinierë kanë mbetur me lëndime, njëri prej të cilëve ka ndrydhje të dorës së djathtë, ndërsa tjetri dyshohet se ka pësuar thyerje të rruazës.

36 vjeçari shqiptar është arrestuar edhe vitin e shkuar. Ai ka përfunduar në burgun e Regina Coeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat