Nënë e bijë kanë sulmuar policë para Ambasadës së BeH-së

Kronikë e zezë

Nënë e bijë kanë sulmuar policë para Ambasadës së BeH-së

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 12:45
Ilustrim

L.A. (65) dhe e bija e saj K.A. (42) nga Shkupi mbrëmë rreth orës 21:30 fillimisht në mënyrë verbale, ndërsa pastaj edhe fizikisht kanë sulmuar dy nëpunës policor para Ambasadës së BeH-së, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja e pakëndshme në rrugën “20 Tetori” ka filluar me grindje pasi policët u kanë thënë nënës dhe të bijës se e kanë parkuar automjetin e tyre “Mercedes” në vend të ndaluar.

Nëna dhe bija janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin Policor Qendër për procedurë të mëtejshme.

Punohet për ndriçimin e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat