Pas një mosmarrëveshje, një grua ther me thikë një burrë në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Pas një mosmarrëveshje, një grua ther me thikë një burrë në Fushë Kosovë

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 12:04
ilustrim

Një burrë ka marrë lëndime të lehta trupore, në Fushë Kosovë, kur pas një mosmarrëveshje me një grua është sulmuar me thikë nga ajo.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh tregon se ngjarja ka ndodhur në orën 18:35, të së shtunës. Gruaja është arrestuar, e më pas rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi qe e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjet te mprehtë –thikë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar ne QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër te prokurorit e dyshuara lirohet ne procedurë të rregullt”, thuhet në njofim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat