Pushime në Itali për të shitur drogë në plazh, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

Pushime në Itali për të shitur drogë në plazh, arrestohet shqiptari

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 11:58
Foto ilustruese

Policia italiane ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar pasi u kap me drogë. Klodian Xheka e fshihte drogën në një plazh publik në vendin e quajtur Alassio dhe më pas, ishte bashkëpunëtori i tij, ai i cili luante rolin e shpërndarësit.

I riu shqiptar, banues në Torino,  kishte ngritur me ndihmën e një 55 vjeçari italian një bazë të vogël të shitjes së narkotikëve. Por ata ishin gjatë gjithë kohës të mbikëqyrur nga policia, shkruan La Stampa.

Mediat italiane zbulojnë se Xheka shkonte në Itali si pushues, ku dhe merrej me drogë Hetimet kanë zbuluar edhe bashkëpunëtorin e tij, 55 vjeçarin italian, i cili kishte për detyrë të kontrollonte zonën në mënyrë që askush të mos i afrohej “depozitës” së drogës.

Megjithatë, ai ka mohuar pretendimet dhe ka deklaruar se ishte thjesht konsumator, version që edhe pas dëshmive të mbledhura, nuk është konsideruar i besueshëm nga gjykatësi, i cili ka vërtetuar të dy arrestimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat