Tentoi të korruptonte policin, në pranga 55-vjeçari nga Tirana

Kronikë e zezë

Tentoi të korruptonte policin, në pranga 55-vjeçari nga Tirana

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 10:43
Ilustrim

Policia ka arrestuar një 55-vjeçar nga Tirana pasi i ka  ofruar ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative.

Arrestimi është bërë mëngjesin e sotëm nga efektivët e policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Kurbin, në aksin rrugor Skuraj-Fushë Milot.

Personi i arrestuar i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë rrugore, për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për drejtimin e mjetit të tij tip kamion me shpejtësi tej normave të lejuara.

Arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Kurbinit për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat