Burri gjendet i vdekur në banesë, Policia: Është vetëvrarë me armë gjahu

Kronikë e zezë

Burri gjendet i vdekur në banesë, Policia: Është vetëvrarë me armë gjahu

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 23:30
ilustrim

Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij në Dibër mbrëmjen e sotme, nga plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Burime policore bëjnë me dije se rreth orës 21.00, “jemi njoftuar se në fshatin Kraj-Reç, Dibër,  në banesën e shtetasit R.H, është dëgjuar një e shtënë arme gjahu”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar të pajetë në banesë R.H., rreth 56 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.

R.H. është gjetur i pajetë nga djali i tij në njërën nga dhomat e banesës së tij me derë të mbyllur.

Arma e gjahut rezulton të jetë marrë me leje nga viktima.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat