Aksident me vdekje në aksin Qafë Mali-Fierzë

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në aksin Qafë Mali-Fierzë

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 21:06
ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Arrëz.

Mësohet se makina me drejtues Eduart D. ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka mbetur I vdekur personi në fjalë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Qafë Mali-Fierzë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat