Ikin nga policia, gjuajnë drogën në rrugë

Kronikë e zezë

Ikin nga policia, gjuajnë drogën në rrugë

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 14:46
Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të drogës në Prishtinë, pasi që disa persona e kanë hedhur në tokë, gjatë përpjekjes për të ikur nga policia.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Enver Maloku”, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Njësitet policore pasi kanë tentuar ta ndalojnë një veturë në të cilin ishin tre persona dhe gjatë ikjes të dyshuarit kanë hedhur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila pas matjes ka rezultuar të peshojë 261 gramë.

Njësitet policore kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë njërin nga të dyshuarit, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat