Seks dhe shantazh, arrestohet shqiptarja që i zhvati biznesmenit italian 35 mijë euro

Kronikë e zezë

Seks dhe shantazh, arrestohet shqiptarja që i zhvati biznesmenit italian 35 mijë euro

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 20:52
Ilustrim

Fillimisht i kërkonte para të dashurit për të blerë një shtëpi në Shqipëri, ku mund të shkonin që të jetonin bashkë. Pastaj, në momentin që lidhja e tyre përfundoi, ajo ka nisur të kërkojë para duke e kërcënuar se do i tregonte gjithçka bashkëshortes së tij.

Kështu e nisin shkrimin mediat italiane për një 29-vjeçare me inicialet N. K., me origjinë shqiptare, e cila për katër vjet ka kërcënuar ish-të dashurin e saj 50-vjeçar. Gjatë këtyre viteve ajo ka arritur që të mbledhë plot 33.500 euro.

Sipas policisë, kërkesa e fundit për t’i dhënë para ka qene ditën e djeshme ku rreth orës 22:00 shqiptarja së bashku me ish- të dashurin kishin lënë takim për shkëmbimin e 10 mijë eurove në stacionin hekurudhor të Padova-s.

29-vjecarja shkoi në vendin e takimin me partnerin e saj të ri, një 41-vjeçar italian nga Bari, me të cilin bashkëjetonte në provincën e Treviso-s.

Mediat italiane shkruajnë se në momentin që do bëhej shkëmbimi i parave, policia ka ndërhyrë duke arrestuar shqiptaren dhe partnerin e saj të ri. Në makinën e 29-vjeçares u gjet një shishe me spraj djegës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat