Plagosje me thikë në Tiranë, një i ri në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Plagosje me thikë në Tiranë, një i ri në gjendje të rëndë

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 12:08
Ilustrim

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e kësaj të diel në zonë e Don Boskos në Tiranë.

Nga të dhënat e para dyshohet se një i ri ka mbetur i plagosur rëndë, pasi një sherri që ka pasur.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa i riu mësohet se është dërguar në Spitalin e Traumë, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Po ashtu, nga informacionet paraprake mësohet se autori i plagosjes është arrestuar, ndërsa nuk janë bërë publike emrat e të plagosurit dhe as të autorit të ngjarjes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat