422 kg drogë në një hotel në Himarë, arrestohet pronari

Kronikë e zezë

422 kg drogë në një hotel në Himarë, arrestohet pronari

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 11:42
Droga e sekuestruar

Zbulohet një sasi e madhe lënde narkotike në dhomën e një hoteli në Himarë të Shqipërisë. Bëhet fjalë për 422 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe një armë zjarri automatik, të cilat u zbuluan në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës.

Pas një hetimi intensiv, mbrëmjen e djeshme u finalizua operacioni i koduar “Hotel Room” (Dhomat e hotelit) në fshatin Piqeras të Himarës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e një hoteli, në administrim të Dhimitër Qëndros, në fshatin Piqeras, efektivët e policisë kanë gjetur lëndën narkotike dhe automatikun me dy krehëra.

Image

Në përfundim të hetimeve policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë si posedues të lëndës narkotike dhe armës së zjarrit Dhimitër Qëndro, 54 vjeç, banues në Piqeras.

Po ashtu, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasinë e lëndës narkotike, armën e zjarrit dhe dy krehërat me fishekë.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijimësi, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat