Rrahu gruan dhe e bëri për spital, arrestohet 55- vjeçari

Kronikë e zezë

Rrahu gruan dhe e bëri për spital, arrestohet 55- vjeçari

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 19:28
Ilustrim

Dhunoi gruan duke e goditur me sende të forta, arrestohet nga policia një 55-vjeçar.

Në pranga ka rënë Tajar K., pasi pasditen e së premtes ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, 51 -vjeçares me inicialet  N.K,  e cila ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, Tajar K.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat