Përplasen 3 automjete, 5 persona të plagosur

Kronikë e zezë

Përplasen 3 automjete, 5 persona të plagosur

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 16:17
Ilustrim

Aksident në autostradën Fushë-Krujë-Milot, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se në aksident janë përfshirë 3 automjete, konkretisht një fuoristradë me targa greke, një ‘Audi’ me targa Kosove dhe një ‘Volswagen’ me targa shqiptare.

Gjithashtu bëhet e ditur se të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tyre.

Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik dhe policia në vendngjarje po punon për normalizimin e situatës. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit. Policia vijon hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat