Shmanget vrasja në Tiranë, ja çfarë u gjet në vendin e ngjarjes

Kronikë e zezë

Shmanget vrasja në Tiranë, ja çfarë u gjet në vendin e ngjarjes

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 16:14
Ilustrim

Një krim i rëndë është shmangur në Tiranë, ku dy persona kanë tentuar të vrasin me armë një 44-vjeçarit. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në kryeqytet. Burime nga policia thanë se janë në kërkim dy të rinj të moshave 32 dhe 33 vjeç.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy personave me inicialet A. K., dhe A. K., 33 dhe 32 vjeç, të dy banues në Shish Tufinë dhe Babrru.

Ata dyshohet se rreth orës 10:00 të një dite më parë, në rrugën “Imer Haxhi Prizreni”, Babrru Kamëz, dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri dhe me sende të forta, 44-vjeçarin me inicialet A. G., banues në Kolsh Lezhë, ekskavatorist i një firme.

Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar si provë materiale 1 fishek “GFL 9 mm dhe mjeti tip “Ford Fiesta”, që kishin në përdorim autorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat