Shqetësuese: 19 të vdekur këtë vit nga aksidentet në Rajonin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Shqetësuese: 19 të vdekur këtë vit nga aksidentet në Rajonin e Prishtinës

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 15:14
Ilustrim

Numri i vdekjeve në komunikacion në gjithë Kosovën është alarmant.
Vetëm në Rajonin e Prishtinës, në shtatë muajt e vitit 2017, 19 persona kanë humbur jetën nga 16 aksidente që kanë përfunduar me fatalitet, njofton policia.

Në këtë periudhë kohore, janë raportuar 4 mijë e 438 aksidente, ku nga 1 mijë e 377 prej tyre, lëndime kanë pësuar 2 mijë e 781 veta.

Kurse numri i aksidenteve që kanë përfunduar me dëme materiale është 3 mijë 045.

Duke parë këtë numër shqetësues të aksidenteve, policia kërkon që të respektohen rregullat e trafikut nga të gjithë pjesëmarrësit, në mënyrë që të ulet numri i aksidenteve dhe rrjedhimit edhe lëndimet dhe vdekjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat