4 të lënduar nga një aksident në Komoran

Kronikë e zezë

4 të lënduar nga një aksident në Komoran

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 22:47
Ilustrim

4 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave, sonte rreth orës 21:30 në Komoran të Drenasit.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se të lënduarit janë transportuar në QKUK ndërkaq Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat