Velipojë/I riu tenton të përdhunojë 15-vjeçaren, arrestohet

Kronikë e zezë

Velipojë/I riu tenton të përdhunojë 15-vjeçaren, arrestohet

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 20:44
Ilustrim

Policia e Velipojës ka arrestuar një 19 vjeçar nga Lezha pasi akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë  me një shtetase të mitur.

Arrestimi i Besim.M u bë pas kallëzimit që shtetasja me inicialet, A. K 15-vjeçe, banuese në  Velipojë, ka bërë në polici.

E mitura ka deklaruar në polici se “shtetasi Besim M, ka tentuar të kryente me të marrëdhënie seksuale me forcë në  plazhin e Velipojës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhune me të mitur të moshës 14-18 vje縔 e mbetur në tentativë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat