Policia e Kosovës raporton për tre të lënduar në dy aksidente të trafikut në Vushtrri e në Mitrovicë.
Sipas raportit të policisë në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave, ku për pasojë janë lënduar dy persona.
Një aksident tjetër me lëndime trupore ka ndodhur edhe tek Tuneli i Parë në Mitrovicë.
Sipas policisë shoferi derisa ishte duke drejtuar automjetin, dyshohet se nga pakujdesia ka dalë nga rruga dhe ka goditur murin.
Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Të dhënat e policisë tregojnë se në mbarë vendin në 24 orët e fundit kanë ndodhur 25 aksidente me të lënduar dhe asnjë me fatalitet.