Shtëpia përfshihet nga zjarri, një polic i lënduar

Kronikë e zezë

Shtëpia përfshihet nga zjarri, një polic i lënduar

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 10:47
ilustrim

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri, i cili është përhapur edhe në çatinë e shkollës “Musa Hoti” në Mitrovicë.

Policia e Kosovës sot njofton se rasti ka ndodhur dje në rrugën “Azem dhe Shotë Galica” rreth orës 14.50.

Njësitet policore së bashku me njësitet e zjarrfikësve dhe njësitet e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Për shkak të zjarrit janë evakuuar familjarët e katër shtëpive, ndërsa një zyrtar policor gjatë intervenimit ka pësuar lëndime - djegie, të cilit i është ofruar tretman mjekësor.

Lëndime tjera nuk ka, ndërkohë që dëmet materiale janë të mëdha.

Zjarri është fikur tërësisht, ndërkohë që rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat