Rrëmbehet një femër në Ferizaj

Kronikë e zezë

Rrëmbehet një femër në Ferizaj

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 13:34
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar nën dyshimet se kanë rrëmbyer një femër në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa femra e rrëmbyer është kthyer në shtëpi, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar, ndërkohë që nuk janë bërë të ditur motivet e rrëmbimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat