Tronditet Lezha/ Pronarit i hedhin në erë magazinën me eksploziv

Kronikë e zezë

Tronditet Lezha/ Pronarit i hedhin në erë magazinën me eksploziv

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 14:28
ilustrim

Një magazinë jofunksionale ka shpërthyer gjatë mesnatës në qytetin e Lezhës. Magazina ishte në pronësi të shtetasit K.C, 60 vjeç me banim ne Lezhë. Mësohet se në magazinën e tij kanë shpërthyer lëndë plasëse të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar viktima në njerëz.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 08.08.2017, rreth orës 00: 30, është marrë njoftim se në lagjen “Skënderbeg”, në një magazinë jofunksionale në pronësi të shtetasit K.C. 60 vjeç, banues në Lezhë ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe ekspertët xhenier, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat