Zbulohen dëshmi tronditëse për vrasjen e të riut nga Vushtrria

Kronikë e zezë

Zbulohen dëshmi tronditëse për vrasjen e të riut nga Vushtrria

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 14:13
Kujtim Meholli

Për vrasjen e Kujtim Mehollit nga Akrashtica e Vushtrrisë janë arrestuar dje dy persona, ndërsa në shtëpinë e tyre janë gjetur prova materiale që ndërlidhen me veprën penale.

Raportimet e mediave lokale bëjnë të ditur se të arrestuarit janë burrë e grua, ku burri është nga Prizreni dhe gruaja nga Vushtrria.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës nuk ka dhënë kurrëfarë informatash tjera, përveç komunikatës të lëshuar sot në mëngjes, e ku nuk tregohet asnjë për të arrestuarit.

Familjarët e viktimës kanë bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet sot prej orës 18:00 në Akrashticë.

Ky është personi që u gjet i vrarë në lumin Sitnica në Vushtrri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat